Home Sporti Merkato e nxe...

Merkato e nxehtë në Bundesligë, Bayern Munchen po kërkon zëvendësuesin e Xabi Alonsos

4
0

Bayern Munchen është vënë në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar mesfushën. Për të zëvendësuar Xabi Alonson, i cili u tërhoq nga futbolli në përfundim të këtij sezoni, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë kanë hedhur sytë nga kampionati francez.

Në pamundësi për të firmosur me Marco Verratin, i cili kushton shumë, Bayerni po mendon për mesfushorin e Lyonit, Corentin Tolisso, për të cilin ka gati një ofertë prej 35 milionë eurosh plus bonuset dhe gjasat janë që të arrihet shumë shpejt marrëveshja.

Në gjurmët e tij ishin klubet më të mëdha të Bundesligës, me Leipzigun që qëndronte në rradhën e parë. Megjithatë Nadiem Amiri, 20-vjeçari gjerman me origjinë afgane ka vendosur të rinvojë kontratën e tij me Hoffenheim-in deri në vitin 2020, duke refuzuar cdo ofertë për të kaluar në një tjetër skuadër. Lajmi u publikua nga vetë klubi i Hoffenhemit në faqen zyrtare.

Në ditët e fundit është folur shumë në Holandë për një transferim të mundshëm të talentit të Ajaxit, Kasper Dolberg, te Borussia e Dortmundit. Por vetë sulmuesi danez e ka përjashtur një opsion të tillë duke theksuar se nuk do ti bashkohet ish-trajnerit të tij Peter Bosz te verdhezinjtë pasi ka një kontratë deri në vitin 2021 me harkëtarët.

Pak muaj më parë Jannes Horn rinovoi kontratën e tij me Wolfsburgun deri në vitin 2021, por siç raporton “Sport Bild”, mbrojtësi 20-vjeçar i krahut të majtë është vetëm një hap larg transferimit te Koln. Skuadra e Peter Stoger do ti paguajë ujqërve rreth 7 milionë euro, për blerjen e Horn.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit