Home POLITIKE Mediat serbe:...

Mediat serbe: Rama nuk do të marrë çelësat e Beogradit

13
0

Kjo është deklarata e publikuar në mediet serbe mëngjesin e sotëm, në prag të vizitës historike të një kryeministri shqiptar në Serbi, e cila ndodh për herë të parë në 68 vjet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramanuk do të marrë çelësat e Beogradit, siç ishte planifikuar, deklaron portali “Kurir”, i cili konfirmon se një gjë e tillë është konfirmuar nga qeveria.

“Kurir” shkruan se Rama do të vizitojë Preshevën, por nuk do të mbajë një takim. Ai do takohet me udhëheqësit vendorë shqiptarë në Shtëpinë e Kulturës.

Kryeministri shqiptar u prit  sipas protokollit, në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme Ivica Dacic.

Një darkë gala në nder të tij është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Rama do të takohet me kryetarin e Bashkisë së Beogradit, por sipas “Kurir”, kreut të qeverisë shqiptare nuk do t’i jepen çelësat e Beogradit.

Më pas Rama do të zhvillojë takimin e parë në orën 11:00 me homologun serb, Aleksandër Vuçiç dhe pas 10 minutash, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas ata do të dalin në një konferencë për shtypin në orën 12:30.

Kreu i qeverisë shqiptare do të kalojë një natë në kryeqytet, në hotelin “Hyatt”, dhe do të jetë i siguruar nga disa mijëra policë. 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit