Home ShowBiz Mbretëresha n...

Mbretëresha nuk i mban mëri Meghan Markle, e uron për datëlindje duke e quajtur…

3
0

Vendimi i çifit Harry-Meghan për të hequr dorë nga Familja Mbretërore e për të jetuar si të pavarur financiarisht, u bë lajm në mediat botërore, duke shkaktuar reagime të shumta në publik e jo vetëm. Familja Mbretërore nuk e priti aspak mirë këtë vendim.

Në media është përfolur shpesh se marrëdhënia e tyre me Familjen Mbretërore nuk është si më parë por Mbretëresha Elizabeth ka provuar të kundërtën. Meghan feston 39-vjetorin dhe ajo e ka uruar publikisht. Ndonëse 39-vjeçarja ka hequr dorë nga roli mbretëror, mbretëresha e ka quajtur sërish Dukeshë të Sussex-it.

Faqja zyrtare e Royal Family ka publikuar një foto ku shihet Meghan krah saj dhe shkruhet ”I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Datëlindjen”. Nga ana tjetër, urime për datëlindjen e Markle erdhën edhe nga llogaria e Kate dhe William në Instagram dhe llogaria e Clarence House, e drejtuar nga stafi i familjes së Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall.

Mesazhet që vijnë nga Familja Mbretërore, mbështeten nga pretendimet të bëra në librin më të ri biografik të çiftit Sussex, i titulluar “Finding Freedom”, i cili do të publikohet javën e ardhshme dhe tregon për përçarjet midis çiftit dhe anëtarëve të vjetër të Familjes Mbretërore. Libri i shkruar nga Omid Scobie dhe Carolyn Durant, pretendon se marrëdhëniet midis çiftit Sussex dhe çiftit Cambridge u bënë aq të hidhura, sa deri në mars, kur Harry dhe Meghan zyrtarisht i larguan titujt e tyre HRH (lartmadhëri), çiftet mezi po flisnin. Thuhet gjithashtu se Mbretëresha ishte e tronditur nga njoftimi i Harryt dhe Meghanit për t’u larguar nga Familja Mbretërore.

Ekziston frika se publikimi i këtij libri mund të ndezë një zbulim të ri brenda Familjes Mbretërore. Mbretëresha përzgjodhi një fotografi ku ajo dhe Meghan duken të buzëqeshura, ndërsa Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall zgjodhën një fotografitë e bëra në Zelandën e Re, në vjeshtë të vitit 2018. Ndërsa Kate dhe William publikuan një imazh të Meghanit ku ajo shihej e ulur duke biseduar me një nxënëse të shkollës britanike.

https://www.instagram.com/p/CDdY1UcnClD/?utm_source=ig_embed

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit