Home Sporti Mbappe dhe Di...

Mbappe dhe Di Maria i japin trofeun e parë PSG-së në sezonin e ri (VIDEO)

76
0

PSG arrin që të fitojë trofeun e parë sezonal, duke mundur me përmbysje 2-1 Rennes në finalen e Superkupës së Francës. Pa Neymarin, ekipi i Tuchel vuajti jo pak ndaj rivalëve.

 

Në minutën e 13-të pas një topi të humbur në mesfushë, Adrien Hunou është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në fundin e rrjetës së portierit Areola. Reagimi i PSG-së nuk do të mungonte, pro hapësirat janë të pakta.

Fillimi i fraksionit të dytë do të ishte mjaft i mirë për parisienët që gjetën rrugën e rrjetës. Pas një aksioni të bukur në minutën e 57-të, Marquinhos shërben mjaft mirë në zonë për Sarabian, i cili shërben në mënyrë perfekte për Mbappe. Talenti francez e ka një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë, duke vendosur baraspeshën.

Sarabia dhe Mbappe më pas shpërdoruan dy shanse të arta shënimi, derisa do të vinte dhe goli i avantazhit. Në minutën e 73-të, Di Maria merr përsipër një goditje dënimi, të cilën do ta ekzekutonte në mënyrë perfekte. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, duke i dhënë trofeun e parë PSG-së para fillimit të sezonit të ri. /R.Lika-Koha Jone/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit