Home POLITIKE Mazhoranca në...

Mazhoranca në krizë numrash në Kuvend – S’vijnë aleatët, Ruçi i kthen deputetët nga rruga

39
0

Pavarësisht se Gramoz Ruçi i porositi deputetët e PS-së 3 dite me pare të mos largohen jashtë vendit deri në përfundim të bojkotit të opozitës, për të mos rrezikuar votimin, parlamentit këtë të enjte iu deshën 90 minuta për të miratuar ligjet.

E kjo, jo për shkak të debatit, por mungesës së deputetëve.

Aleatët e majtë LSI e PDIU ishin të pakët në numër duke detyruar socialistët të presin rreth 1 orë e gjysmë deri sa të bënin kuorumin e nevojshëm për të hedhur ligjet në votim.

Kryeministrit Rama dhe deputetëve Braçe e Stërkaj iu desh të vinin në seancë në minutat e fundit për të plotësuar numrat, disa prej tyre duke u kthyer dhe nga rruga.

Nga LSI mungonin Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Ylli Shehu ndërsa në radhët e PDIU, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Aqif Rakipi.

Mungesë mori dhe Eduard Ndocaj i njohur ndryshe si “Kaubojsi”, ndërsa vendi i lënë bosh nga Armando Prenga ende nuk është plotësuar nga radhët e LS-së.

Pavarësisht vështirësive mazhoranca arriti të plotësonte rreth orës 15:00, 74 vota për të miratuar ligjet e rendit të ditës.

Të hënën, Gramoz Ruçi u dha ultimatum deputetëve të PS-së të mos shkëputen nga seance dhe kategorikisht të mos udhëtojnë jashtë vendit për të mos rrezikuar hasjen e situatave si e këtyre 2 të enjteve të fundit.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit