Home Uncategorized Maradona: Mou...

Maradona: Mourinho më i madh se Pep, Mesi e Ronaldo “në një nivel”

2
0

Ai gjithnjë lëshon deklarata që “ndezin” debate. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona foli për “Sky Sports” dhe lëshoi bombën e fundit. – “Për mua, Mourinho është më i madhi pa asnjë dyshim,” – theksoi Maradona. Pep apo Mourinho? Them se  Mourinho. Mendoj se Pep i duhet edhe më tepër kohë, ndërsa Mourinho e ka pasur, për të qenë tani Mourinho.”  Por megjithatë, është e qartë se Mourinho njihet edhe si “mik” i ti, ndaj edhe ky vlerësim mund të jetë disi subjektiv nga ana e legjendës botërore të futbollit, Diego Maradona.

Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho ka fituar tetë tituj kampionë dhe dy trofe Champions League me katër klube të ndryshme, në karrierë. Sakaq, trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, është tetë vjet më i ri se ai dhe ka fituar pesë tituj kampionë dhe dy trofe të Champions League, me dy klube të ndryshme që ka drejtuar deri tani.

Maradona nuk preferoi të komentonte se cili lojtar është më i miri në botë, duke thënë se të dy, Messi dhe Ronaldo janë në “të njëjtin nivele”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit