Home POLITIKE Manjani: Shka...

Manjani: Shkarkimin e Tahirit e kërkuan shërbimet e huaja

74
0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mësohet të ketë dhënë dorëheqjen pas një takimi me Kryeministrin Edi Rama. Sipas burimeve, arsyet e dorëheqjes pritet që ti deklarojë vetë Ministri Tahiri në një konferencë për shtyp.

Por ndërkohë që për dorëheqjen e Ministrit Tahiri, ka folur para dy muajve asokohe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Më 30 janar ai pohoi se shërbimet e huaja i kanë kërkuar Ramës shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

“Në fakt, shërbimet e huaja, që kanë prova për lidhjet e Policisë me krimin, i kanë kërkuar Ramës që të shkarkojë Tahirin. Por ja që më shkarkuan mua”, u shpreh asokohe Manjani.

“Janë elementë të veçantë që i bëjnë edhe zgjedhjet realisht i vënë në rrezik nëse sistemi kriminal, ose i kriminalizimit të shoqërisë është kapilar dhe biznesi i kanabisit tashmë është kapilar, nuk është vetëm një Lazarat. Kemi lugina të tëra, pllaja, pyje, male, toka të braktisura, në veri, jug dhe Shqipëri të mesme të cilët merren me këtë punë”, tha Manjani.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit