Home Kosova “Ma merrni mu...

“Ma merrni mua jetën”, kërkesa e nënës drejtuar serbëve kur ia vranë djalin

6
0

Disa fëmijë të fshatit Rezallë të Skenderajt janë vrarë gjatë luftës para syve të prindërve. Çdo ditë me vete bart kujtimet nga ky oborr, ku ndodhi ngjarja më e hidhur e jetës së saj. Mehreme Zeqiri-Deliu nga fshati Rezallë ishte duke përgatitur ushqim për fëmijë. Por punët e saj i ndërprenë krismat e armëve.

Aty pa djalin e saj Lulver Deliun, të vrarë. Ato momente Deliu thotë që krejt çka kërkoi nga forcat serbe, ishte që ta vrisnin edhe atë. Momente të ngjashme kishin edhe gratë e tjera të cilat ndodheshin aty ditën e tre prillit të vitit 1999. Një ndër fëmijët e vrarë gjatë luftës, ishte edhe Leutrimi, i biri i dëshmorit Malush Ahmeti. Rrëfimi i nënës së tij për këtë ngjarje tragjike, i ka përlotur të gjithë që e kanë dëgjuar.

Të afërmit e tij tregojnë se veç Leutrimit, atë ditë ishin vrarë edhe disa fëmijë të tjerë. Emri i Leutrimit, qëndron në murin e shkollës që mban emrin e babait të tij, Malush Ahmeti. Bashkë me të janë renditur edhe katër nxënës të tjerë të kësaj shkolle, që u vranë nga forcat serbe, shkruan T7.
E për nxënësit e tjerë, ishte shumë e rëndë asokohe, kur dëgjonin se shokët e shoqet e klasës po vriteshin. Vetëm më 5 mars, në Rezallë të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit