Home Uncategorized Llojet e taks...

Llojet e taksave që paguajmë, çfarë ndryshon?

96
0

Fitimi më i madh këtu vjen përmes bërjes 15% të tatimit të dividentit që është fondi që biznesi mban për të investuar dhe tatimit të interesave bankare.

Burime nga financat thonë se tatimi i interesave është një taksë e cila sigurohet më lehtë nga të gjitha, pasi transaksionet bankare janë shumë lehtë të vërtetueshme.

Viti fiskal 2015-të do të hyjë edhe me dy taksa të reja të cilat po ashtu prekin qytetarët: taksa e qarkullimit të automjeteve dhe akciza e duhanit.

Ky do të jetë viti i dytë që këto tatime rriten.

Por, përveç këtyre, Ministria e Financave ka hartuar edhe një paketë fiskale e cila do të ulë kostot në bujqësi dhe nga ana tjetër do të ulen edhe kostot që qytetarët paguajnë në kompanitë e sigurimit.

TVSH në këtë sektor do të bëhet 3%, çka do të thotë lehtësim për siguracionet e jetës, makinave dhe pasurive, që presin qytetarët.

Në morinë e gjithë ndryshimeve fiskale të cilat kanë qenë të shpeshta në Shqipëri gjatë këtyre viteve, pyetja që ngrihet është se sa do të arrijë të mblidhen këto taksa dhe kush është ai që paguan?

Buxheti i 2015-ës për herë të parë vendos si detyre mbledhjen e afro 100 milion dollarëve nga ulja e informalitetit. Ndërsa 150 milion dollarë do të vijnë nga rritja direkete e taksave.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit