Home Kosova LIVE/Mijëra q...

LIVE/Mijëra qytetarë mbushin rrugët e Prishtinës, “Të lirohet Haradinaj”

62
0

Pas vendimit të gjyaktës franceze për shtyrjen e seancës për kren e AAK-së, Ramush Haradinaj, sot mijëra qytetarë janë ngritur në protestë në qendër të Prishtinës. Kërkesa e tyre e vetme është lirimi i Haradinajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në disa vende evropian ku ka qytetarë shqiptarë, është protestuar për lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj.

Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si “një afat shtesë për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë”.

Pas shtyrjes së verdiktit për rastin Haradinaj, kanë reaguar institucionet dhe përfaqësuesit më të larta të Kosovës, presidenti, Qeveria, kryetari i Kuvendit, si dhe partitë politike në pushtet dhe opozitë.

Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

https://www.facebook.com/evropaelire/videos/10155200788067249/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit