Home Bota Liderët e Gje...

Liderët e Gjermanisë dhe Francës: Deklaratat e Turqisë të papranueshme

40
0

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë thënë sot se është e papranueshme për Turqinë që të përdorë komente ofenduese naziste për ta kritikuar Gjermaninë dhe vendet e tjera, të cilat ua kanë ndaluar zyrtarëve të saj tubimet në përkrahje të presidentit Recep Erdogan. Dy liderët njoftuan në një komunikatë të përbashkët se e kanë diskutuar së bashku këtë çështje.

Hollande tha se Franca është solidarizuar me Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së që janë cilësuar si naziste apo fashiste nga Turqia.

Ai shtoi se u pajtua me Merkelin se ngjarjet e ardhshme të organizuara për referendumin turk mund të mbahen nëse zyrtarët turq i binden ligjeve gjermane dhe franceze.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit