Home POLITIKE Lajm i fundit...

Lajm i fundit/Mogherini mbërrin në Tiranë, takim me Nishanin në Presidencë

38
0

Ka mbërritur në Tiranë, shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini. Ashtu sikurse është parashikuar në agjendën e vizitës zyrtare, takimin e parë, zonja Mogherini e zhvillon me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në selinë e kreut të Shtetit, takim i cili ka nisur tashmë.

Në axhendën e bërë publike, Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Europian do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministrin Rama,  dhe krerët e grupeve parlamentare të kuvendit.

Ndërkohë burime nga PD bëjnë me dije se në 19:45 është parashikuar dhe një takim i kryetarit të PD-së Lulzim Basha me përfaqësuesen e lartë e BE-së.

Takimi, nëse i referohemi axhendës së publikuar nga BE dhe që është publikuar më poshtë,  është parashikuar të kryhet para se të takojëa kryeministrin Rama.

Pas takimit Kryeministri dhe përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE do të mbajnë një deklaratë për media të përbashkët.

Ja takimet e Mogherinit 

16:50  Takim me Presidentin Bujar Nishani, te Presidenca

17:30  Takime me studentët e Erasmus+

17:45  Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati

18:00 Fjalim në Universitetin e Tiranës së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati

18:45 Takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta

19:10 Takim me partitë politike parlamentare tek Kuvendi

20:00 Takim me Kryeministrin Edi Rama

20:15 Përmbledhje për shtyp me Kryeministrin Edi Rama

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit