Home Magazine Kush do të su...

Kush do të sundojë 5G? SHBA, Kina, Japonia dhe Korea, gjysmën e abonentëve botërorë

52
0

Kina, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Korea e Jugut do të kenë më shumë se gjysmën e abonentëve botëror të rrjeteve super të shpejta 5G deri në vitin 2025, duke lënë Europën mbrapa, sipas një studimi të Reuters. Europa, që po zhvillon në mënyrë më të ngadaltë rrjetet 5G,  do të mbetet mbrapa edhe nga konsumatorët.

Në lidhje me bizneset perspektiva për Europën është ndryshe,  ndërkohë që 5G do të krijojë mundësinë e fabrikave smart, duke përdorur robotë, pajisje dhe sensorë të lidhur me internet.

“Do të jenë pak vende që drejtojnë adaptimin e 5G. Kina, Japonia, Korea dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë mbi gjysmën e abonentëve në të gjithë botën”, deklaroi GSMA, grupi i mbrojtjes së interesave të operatorëve të rrjetit celular në të gjithë botën.

Prezantimi i shpejtë i rrjeteve 5G ka surprizuar shumë firma, ndërkohë që ka shpejtësi për të shkarkuar një film në telefon për pak sekonda.   Nokia, shitësi i dytë i rrjeteve pas Huawei, ka pezulluar shpërndarjen e dividendëve për të investuar në teknologjinë 5G.

Në Korenë e Jugut, 66% e lidhjeve do të jenë 5G deri në gjysmën e dekadës, sipas studimit të GSMA, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 50% dhe Japonia me 49%.

Kina do të ketë numrin më të madh të përdoruesve me 600 milionë. Në të gjithë botën, 1.57 miliardë njerëz pritet të adaptojnë 5G deri në 2025-n.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit