Home Sporti Kundërshtari ...

Kundërshtari i gjuan me shkelm pas koke, si ia kthen Ibrahimovic (VIDEO)

13
0

Sipas mediave angleze, dy lojtarët duhet të ishin ndëshkuar me karton të kuq, pasi gjatë gjithë lojës sulmonin njëri-tjetrin. Ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth u shoqërua me incidente të vogla mes Ibrahimovic dhe Tyrne Mings. Pjesa e parë ishte si një luftë mes dy lojtarëve më shumë se sa lojë futbolli, shkruan Goal.

Në videon e mëposhtme duket një nga momentet e një serie shtyrjesh e goditjesh. Në këtë moment mbrojtësi i Bournemouth Mings godet me shkelm pas koke Ibrahimovic kur ky i fundit gjendej i rrëzuar në tokë. Por shtatlarti suedez, duke parë që arbitri nuk reagoi për këtë, nuk mund ta linte me kaq dhe do të vendoste vetëgjyqësi.

Në aksionet e radhës të Djajve të Kuq, Ibra e godet me brryl pas koke Mings gjatë një dyluftimi për top në një korne. Ndeshja mes Man. United dhe Borunemouth përfundoi në barazim 1-1.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit