Home Magazine Kumbaro: Hapë...

Kumbaro: Hapësirat e së shkuarës në funksion të krijimtarisë artistike

22
0

Pa asnjë kompleks ndaj së shkuarës dhe pa asnjë dilemë drejt së ardhmes europiane ne do i shprehim të lira emocionet e mendimet, ndërsa historinë do e shkruajnë shqiptarët mendjehapur të brezit tjetër”, u shpreh ministrja Kumbaro, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes për publikun të bunkerit antibërthamor, i ndërtuar gjatë komunizmit.

Ministrja tha se ky pallat gjigand i ndërtuar në mal, e kalonte cakun e përfytyrimit. Megjithatë, tha Kumbaro, ajo që na habiti më shumë nuk ishte paranoja e diktatorit, por fakti se dhe pas rënies së diktaturës kjo hapësirë rrinte e fshehur në padijen tonë, ndërsa hapësirat e veprimit ngushtoheshin gjithnjë e më shumë, atje jashtë.

"Ne si vend i vogël nuk e kemi luksin e mospërdorimit të mjediseve që nuk i duhen më as mendjeve më të sëmura që i mbajtën mbyllur pa i përdorur për më shumë se 20 vjet pas shembjes së diktaturës", u shpreh Kumbaro. Ministrja theksoi se ideja që na bashkoi të gjithëve ishte krijimi i një hapësire për art e kulturë, që kërkonte sfidë, guxim e vizion.

“Kjo ekspozitë është përpjekja e parë që përkon me guximin për shprehje artistike, për mendim dhe për forma jashtë klasikes”, nënvizoi Kumbaro.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit