Home Bota Kuba, në mung...

Kuba, në mungesë të parave – Hapen dyqanet në dollar pas 15 vitesh

29
0

Kubanezët i janë drejtuar dyqaneve të hapura në nisje të javës për të shitur pajisje shtëpiake në këmbim të dollarëve, ndërkohë që Qeveria po has vështirësi në gjenerimin e valutës së tregtueshme për të blerë mallra të importit dhe paguar borxhet.

Lavatriçe, frigoriferë, kondicionerë, televizorë dhe mallra të tjerë u çmuan shumë poshtë ofertave të ngjashme në dyqanet e tjera shtetërore. Ekonomia shtetërore e Kubës po përballet me një krizë të likuiditetit për shkak të krizës ekonomike në vendin aleat Venezuelën dhe sanksioneve tregtare nën presidentin amerikan Donald Trump.

Vendi varet nga karburanti, ushqimi dhe mallra të tjera të importit që duhet të blejë me valutat ndërkombëtare të tregtueshme që fiton nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve si sheqeri dhe turizmi, të cilat ndodhen në rënie.

Mungesa e çdo gjëje, nga karburanti tek ushqimi ka paralizuar vendin këtë vit.  Dollari qarkullonte lirshëm në Kuba, paralelisht me peson, pasi rënia e komunizmit shkaktoi krizë.  Dollari u hoq nga qarkullimi në vitin 2004 dhe u zëvendësua nga peso i konvertueshëm.

Në Kuba, qarkullojnë 2 valuta, peso dhe peso i konvertueshëm, që vlerësohet në 24 peso.   Mbajtja e dollarit dhe valutave të tjera të tregtueshme është e ligjshme, por nuk lejohej më parë që të përdoreshin për blerje.

Qeveria pohon se peso i konvertueshëm është ekuivalent me dollarin, por mallrat e importuara kanë çmim shumë më të lartë pasi duhet të blihen me valuta të tregtueshme ndërkohë që  peso dhe peso i konvertueshëm nuk kanë vlerë jashtë vendit.

SCAN

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit