Home Sporti Ksabi Alonso ...

Ksabi Alonso i jep fund futbollit, tërhiqet në fund të sezonit

8
0

“E kam jetuar, e kam dashuruar, por po vjen momenti për t’i dhënë lamtumirën kësaj loje kaq të bukur”. Me këto fjalë Ksabi Alonso mesfushori spanjoll i Bayern Munich ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.

Në moshën 35-vjecare, Alonso ka vendosur të thotë stop, duke i bërë i dyti lojtar i skuadrës bavareze që në një kohë të shkurtër bën të ditur lamtumirën nga futbolli. Pak javë më parë ishte kapiteni i Bayern-it, Philip Lahm ai që komunikoi tërheqjen ndërsa tashmë vjen rradha e Ksabi Alonsos.

Me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram, mesfushori bask u komunikoi fansave të tij se në fund të sezonit futbollistik 2016-2017, ai do të varë këpucët në gozhdë, me shpresën se Bayerni për kënaqësinë e tij dhe atë të Philip Lahm do të arrijë suksesin e 3-fishtë në këtë sezon në mënyrë që Ksabi Alonso dhe kapiteni ti japin fund në mënyrën më të mirë karrierës së tyre brilante.

I lindur në Tolosa në një krahinë të San Sebastianit në komunitetin bask, Ksabi Alonso është një nga futbollistë që do të mbahet mend gjatë nga atë që dashurojnë futbollin e bukur. Klas, teknikë, forcë dhe një vizion loje të mahnitshëm, janë këto karakteristikat që e kanë bërë spanjollin një nga mesfushorët më të mirë në Botë gjatë këtyre viteve.

Është 35-vjec numëron më shumë se 800 ndeshje zyrtare në karrierën e tij të suksesshme, por pavarsisht moshës dhe viteve të shumta që ka mbi supe, Ksabi Alonso është një nga lojtarët me më shumë minuta në këmbë te Bayerni i Carlo Ançelotit gjatë këtij sezoni. Karrierën si profesionist e nisi te skuadra e vendlindjes së tij Real Sociedad në vitin 1999, u huzua më pas për një sezon te Eibari për të rikthyer sërish te Sociedadi dhe për tu konfirmuar si një talent i jashtëzakonshëm. Në 2004-tën bëri hapin e madh duke firmosur me Liverpoolin.

Me The Reds, Alonso fitoi Champions Leaguen që në sezonin e tij të parë pas përmbysjeje fantastike ndaj Milanit në finalen e Stambollit, ndërkohë që gjatë eksperiencës 5 vjecare në Anfiled Road i shtoi palmaresit të tij edhe 1 Superkupë Europe, 1 Fa Cup dhe 1 Community Shield.

Në 2009-tën ai zgjodhi të provonte një aventurë të re duke u transferuar në Madrid për të mbajtur veshur fanellën e bardhë të Realit. Në 5 sezone me Los Blancos, Ksabi Alonso fitoi gjithcka që mund të fitohej. Me Realin, 35-vjecari fitoi 6 trofe, 1 Champions League në 2014-tën, një titull të La Ligas në 2012-tën, 2 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanje dhe 1 Superkupë Europe. Pas një tjetër 5-vjecari të mbushur me suksese, Alonso vendosi të ndërronte sërish ambient për të provuar veten në një tjetër kampionat.

Me këmbënguljen e Pep Guardiolës, ai pranoi të kalonte te Bayerni në 2014-tën, skuadër tek e cila po zhvillon sezonin e tij të 3-të dhe deri tani ka fituar 2 tituj të Bundesligës, 1 Kupë Gjermanie dhe 1 Superkupë të Gjermanisë. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar me trajnerët më të mirë në Botë, duke filluar nga Rafael Benitez për të vijuar me Jose Mourinhon, Karlo Ançelotin dhe Pep Guardiolën. Ksabi Alonso ka shkruar historinë edhe Spanjën.

Me përfaqësues La Roja deri në 2014-tën, kur edhe u tërhoq, ai ka zhvilluar në total 114 ndeshje duke realizuar dhe 16 gola. Alonso ishte pjesë e padiskutueshme e Spanjës që bëri historinë duke fituar Një Kupë Bote dhe 2 kampionate Europianë në harkun e 4 viteve nga 2008-ta në 2012-tën.

Faqja zyrtare e Bayernit në internet ka publikuar edhe deklaratat e para të lojtarit pas tërheqjes.” Nuk ka qenë një vendim i lehtë, – shprehet Alonso, – por ky është momenti i duhur për ti dhënë fund futbollit. Ndërkohë që klubi i Bayernit falënderon lojtarin për përkushtimin e treguar gjatë këtyre viteve duke theksuar: “Ksabi Alonso është një nga të mëdhenjtë e Botës së futbollit. Ai ka fituar gjithcka që mund të fitohet gjatë karrierës së tij.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit