Home POLITIKE Kryemadhi nga...

Kryemadhi nga Memaliaj: Strategji e ndjekur nga Rilindja për të rrënuar dhe shpopulluar zonën

18
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ndal pasditen e sotme në Memaliaj, ku deklaroi se eshte strategji e ndjekur nga Rilindja për të rrënuar dhe shpopulluar zonën.

Ndaj, tha ajo, të krijojmë mundësi për turizmin dhe bujqësinë.

“Unë Berti dua të të falenderoj shumë, por nëpërmjet Bertit edhe të gjithë ju që jeni këtu. Ajo çka dua të theksoj dhe që kemi pasur sot në takime me njerëzit, tjetër çfarë kemi parë ne media, tjetër është çfarë hedhim në rrjetet sociale dhe tjetër është komunikimi njerëzor që kemi patur, është e tmerrshme ajo që diskutojmë, që këtu tashmë nuk ka më zyra rajonale, por nuk ka as shërbimet më elementare për qytetarët. Strategjia që është ndjekur është për ta rrënuar dhe shpopulluar jo vetëm Memaliajn, por të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Dhe kjo nuk është vetëm për Gjirokastrën, por edhe për shumë zona të tjera, që kanë identifikimin me historinë dhe trashëgiminë kulturore dhe historike shqiptare.

Është ajo që tha edhe Berti pak më para, për minierat. Unë mbaj mend në fëmijërinë time, kur kam qenë në klasë të parë ose të dytë, diskutohej qymyri i Memaliajt, se ishte më i mirë se qymyri i Valiasit, i Tiranës. Ndërkohë që minierat e qymyrgurit janë miniera që edhe sot e kësaj dite, edhe pse mund të kenë kosto të larta për sa i përket pagesave të punëtorëve, vazhdojnë dhe janë në fokus të zhvillimit të industrisë.

Ndërkohë që nga ana tjetër mund të flasim për pjesën tjetër, për fasonët, nuk është thjesht tek teoria e tyre për të pasur një pagë minimale, por ne dje diskutuam në një tryezë që patëm në Berat me grupet e interesit dhe çështja e fasonëve nuk është thjesht fasoneri, i është rikthyer Italia kësaj industrie. Sepse njerëzit do të vazhdojnë do të vishen, do të konsumojnë dhe nuk ka pse ne të mos kemi mundësinë për të krijuar hapësira për të filluar me një pagë minimale dhe duke e rritur më pas në mënyrë natyrale për të pasur punësim të njerëzve.

Çfarë po ndodh sot në Tiranë? Po ndodh që kemi një mbipopullim, por kemi një fluks të madh të rinjsh, të rejash e familjesh, që ngrihen marrin apartamente me qira, ku në fakt punojnë gjithë muajin e gjithë familja dhe paguajnë qiranë, dritat, uji, paguajnë për ushqim dhe ngelin me zero lekë në fund. Kur ndërkohë ne mund të kemi një strategji zhvillimi të zonës. E diskutuam edhe për Përmetin, për Tepelenën, Memaliajn, për të mos folur më për Dropullin dhe zonën e Gjirokastrës, të cilat janë zona që mund të krijojmë jo vetëm mundësi për turizmin, por edhe për blegtorinë. Mund të krijojmë baxho dhe fabrikat e qumështit. Ne sot importojmë qumësht nga Kroacia, Bosnja, Maqedonia sepse kanë subvencion. Sot një nga fushat më të subvencionuara në BE është bujqësia, sepse është edhe një nga profesionet më të vështira, por është edhe ajo që ne kemi konsumin tonë të përditshëm. Pa bujqësi dhe pa blegtori do të jetë e pamundur për të pasur një popull të shëndetshëm. Do kemi një popull të uritur ose të pa ushqyer mirë, i cili do të ketë të pamundur të përballojë sëmundjet, epidemitë apo edhe shumë gjëra të tjera. Kur ndërkohë ne e dimë shumë mirë se e gjithë zona e Tepelenës shquhet për cilësinë e mishit të gjedhëve, apo edhe nënprodukteve të tjera të tij”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit