Home Magazine Korça, qyteti...

Korça, qyteti simbol i traditës/ Epiqendra e festave dedikuar stinës së pranverës

76
0

Korça vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së turistëve dhe vizitorëve të shumtë. Edhe në kuadër të 1 Marsit Ditës së Verës, drejtues të Bashkisë ndërmorën një sërë masash për ta kthyer qytetin e serenatave në një vend mikëpritës edhe në këtë prag pranvere.

Në mënyrë simbolike korçarët u përshëndeten me dimrin ditën e fundit të shkurtit, ditë të cilat do të shoqërohen me festa dhe evente të ndryshme e për të kulmuar më 14 mars.

Edhe këtë vit në kremtimin e kësaj feste nuk munguan ushqimet tradicionale, urimet, tingujt e serenatave dhe zjarret tradicionale nëpër rrugët e qytetit të cilat në mënyrë simbolike nënkuptojnë kalimin e së keqes.

Dekor, muzikë, argëtim dhe gjithçka tradicionale dedikuar stinës së pranverës, bënë që Korça edhe këtë pranverë të kthehet në epiqendrën e festave.

Dita e Verës erdhi ndryshe edhe tek Pazari i Vjetër i Korçës , me një dekor unik të realizuar në mënyrë artizanale duke tërhequr vëmendjen e turistëve.

“Një dekor i veçantë dhe atmosferë festive, një kalendar i gjatë aktivitetesh dhe shumë surpriza, këtë vit me Panairin e Pranverës në Pazarin e Vjetër dhe Zonën Këmbësore. Merr miqtë dhe bëhu pjesë e festave në Korçë!!!!!!”, kjo èshtë ftesa për të gjithë nga Bashkia e Korçës.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit