Home Uncategorized Kohë e vështi...

Kohë e vështirë

24
0

Dita përfundoi me lajmin se Britania e Madhe duhet të depozitoj këtë dhjetor, në buxhetin e Bashkimit Europian një shumë prej ($2.7 billion), vendim ky që ka ardhur pas rishikimit të llogaritjeve të të ardhurave kombëtare bruto në 20 vitet e fundit.

Italia, Holanda dhe Greqia ndër të tjera duhet të paguajnë më shumë, ndërsa francezët dhe gjermanët do gëzojnë vlera më të ulëta të pagesave në EU. Zyrat e Komisionit të BE justifikuan duke thënë se  ata ishin duke aplikuar rregullat që ishin vendosur dhe miratuar vetë anëtarët e BE-së, duke përfshirë këtu dhe Britaninë në vitin 2010. Në vazhdim të Samitit u bë e ditur se qeveria konservatore e David Cameron po adopton një qëndrim armiqësor ndaj BE-së, marrë shkasë dhe nga qëndrimi i Partisë së Pavarur në Britaninë e madhe e cila dëshiron që Britania të largohet nga klubi.

BE është konsideruar nga Partia e Pavarur Britanike si një “Grumbull vampirësh të etur që jetojnë nga gjaku i taksapaguesve”. Deputetët e disa partive të tjera janë duke kërkuar që të merret ne shqyrtim kërkesa në fjalë! Mbledhja u realizua me qëllim për të diskutuar situatën e keqe në të cilën ndodhet Europa. Në vazhdim të samitit u bë e ditur se Kryeministri i Britanisë, David Camerun bëri thirrje për një takim urgjent me ministrat e Financave të BE-së për të diskutuar çështjen e vështirë Ekonomike, gjithashtu dhe kreu i  qeverisë Italiane ishte i inatosur për këtë çështje!

Për shumë njerëz, lajmë i madh do të jetë  marrëveshja për ndryshimet e klimës, prej të cilës BE-ja është angazhuar të reduktojë impaktin e saj në 40%  nga viti 1990 deri ne 2030 edhe pse disa detaje mbeten akoma në përpunim të vazhdueshëm derisa të gjendet një formulë për të kënaqur të 28 vendet anëtare të BE-së.

Negociatat vazhdojnë të jenë tepër komplekse, edhe pse gjithçka është përcaktuar sipas standardeve Europiane.  Polonia e cila prodhon rreth 90% të energjisë së saj, kërcënoi se do kundërshtoj çdo vendim i cili do të çonte në rritjen e energjisë, por  arriti në një kompromis pasi iu premtuan  të mira të cilat do të çonin në fuqizim e këtij sektori. Spanjollet dhe sidomos portugezët u tregun entuziast për ndërtimin e ndërlidhjeve të reja të elektricitetit përgjatë gadishullit të Pireut duke u dhënë mundësinë e eksportimit këtyre të fundit.

Ndërkohë që një pjesë e vendeve të Evropës grinden lidhur me stanjacionin ekonomik dhe me situatën fiskale, diskutimi mbi çështjet klimaterike duket se po sjellë një front më të bashkuar në politikën e jashtme të vendeve anëtare të BE-së por kjo është e pamjaftueshëm për vet faktin se hidhërimi i sjellë nga ky samit mendohet se do të ndikojë në strategjinë e politikave të 28 vendeve te BE-së!

Marrë nga “The Economist”. Përgatiti: Viola Thoma

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit