Home POLITIKE Koha e kanabi...

Koha e kanabisit, aksion në Krujë për zbulimin e parcelave. 15 të arrestuar

8
0

Me ardhjen e verës, ku nisen edhe skafet me kanabis, ka bërë që Policia e Shtetit të nis një aksion në zonën e Niklës, si në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara, ku janë zbuluar mbi 20 mijë rrënjë të kultivuara.

Po ashtu mësohet se janë arrestuar 15 persona, ndërsa disa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, mes tyre kryepleq, elektricistë. Ky operacion zbuloi dhe një detaj tjetër; monitorimi ajror nga Guarda di Finanza këtë vit ka nisur më herët se zakonisht.

Në operacion marrin pjesë forcat RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH Fier dhe Policia e Durrësit, ndërkohë që në drejtim të operacionit është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Parcelat të cilat janë zbuluar nga monitorimet e bëra me dron janë djegur. Trafiku i kanabisit sipas opozitës pati ndikim edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit