Home POLITIKE Kodheli: Bunk...

Kodheli: Bunkeri i ish-diktaturës, historia po tenton të përsërisë vetveten

17
0

 Sipas saj, ky bunker është një simbol i fortë dhe për të sotmen e pasigurtë ku historia po tenton të përsërisë vetveten.

“Është tronditëse kur mendon se si idealet e lirisë të Nëntorit 1944 u shndërruan në një paranojë të strukturuar totalitariste, pjesë e së cilës është dhe kjo ngrehinë”, tha Kodheli.
Duke shtuar se “u hoq dorë nga aleatët natyralë të Perëndimit dhe iu drejtuam të sforcuar stepave të Azisë sipas paranojave të një regjimi, i ngritur mbi luftën e klasave”.

Bunkeri antibërthamor i ndërtuar gjatë komunizmit, në periferi të Tiranës pranë Tufinës, u hap sot për herë të parë për publikun, rreth çerek shekulli pas rënies së diktaturës. Objektet e gjetura në bunker, që do te përdoret si një atraksion turistik, janë përshtatur në një ekspozitë të titulluar “Bunk’Art”.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit