Home Uncategorized Këshilltari i...

Këshilltari i Merkel: Programi ekonomik i PD është hartuar në bashkëpunim më CDU

8
0

Gjatë takimin të PD me qytetarët në Durrës, ka folur edhe këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski, i cili ka vlerësuar programin ekonomik të PD. Falenski tha se Programi ekonomik i PD është hartuar në bashkëpunim më CDU dhe siguron një ekonomi të fortë dhe vende pune.

“Qeveria Rama duhet të ikë dhe kjo është më e thjeshta dhe më e mira. Socialistët nuk mund të bëjë ekonomi dhe nuk mund të menaxhojnë para. Kjo qeveri nuk ia ka arritur dhe nuk e ka bërë këtë. Partia Demokratike në bashkëpunim me Partinë Kristian-Demokratike Gjermane dhe me Fondacionin Kondard Adenauer ka hartuar këtë program ekonomik. Ky program siguron një ekonomi të fortë dhe më shumë vende pune”- tha Falenski.

Ndër të tjera këshilltari i Merkel tha se programi funksionin dhe kjo vërtetohet në Gjermani.

“Partia Kristian-Demokratike Gjermane së bashku me Angela Merkelin e vërtetojnë cdo ditë që ky program funksionon dhe cdo ditë krijohen vende të reja pune. Prandaj ju them që ky program funksionon ndaj na besoni ne dhe i besoni Lulzim Bashës. Shkoni votoni me 25 Qershor. Ju thoni të gjithë miqve dhe të njohurve tuaj të shkojnë të votojnë. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe do hyni më shpejt në Europë”, tha Falenski.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit