Home POLITIKE Kërkesa në Ku...

Kërkesa në Kuvend, PS: Të ndryshojë ligji për Bankën e Shqipërisë

24
0

Ligjëvënësit janë: Erion Braçe, Ulsi Manja, Andrea Marto, Ervin Bushati, Namik Dokle, Blerina Gjylameti, Mimoza Hafizi, Evis Kushi, Pjerin Ndreu, Ervin Koçi, Alfred Peza, Namik Kopliku, Ilir Xhakolli, Piro Lutaj, Arben Çuko, Dashamir Kamberi, Vladimir Kosta, Besnik Baraj, Musa Ulqini, Fatmir Toçi, Eduard Bejko, Klodiana Spahiu, Adelina Rista, Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi, Artan Gaçi, Vasilika Hysi, Esmeralda Shkjau dhe Anila Agalliu. 

Sipas relacionit, Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 161, pika 2, përcakton se "Banka e Shqipërisë drejtohet nga një Këshill, i cili kryesohet nga guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje". Ndërkohë, Neni 44, pika 3, e ligjit për Bankën e Shqipërisë përcakton se "kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë”. Deputetët mendojnë se nuk ka pse ky kufizim të jetë në ligj.

Në rast se ky ndryshim miratohet, një gjë e tillë hap rrugën për zgjedhjen edhe të një guvernatori me shtetësi të huaj për të drejtuar Bankën Qendrore. Kjo ide është shprehur nga kryeministri Edi Rama, pa përmendur emra. Vetë Rama ka deklaruar se mazhoranca synon një person me përvojë në institucionet ndërkombëtare për të drejtuar Bankën e Shqipërisë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit