Home ShowBiz Kënga ”...

Kënga ”Rosenkrieg” po bën namin, Mozzik dhe Loredana tregojnë historinë e tyre (VIDEO)

155
0

“Rosenkrieg” quhet bashkëpunimi i radhës i çiftit Mozzik dhe Loredana, që shënon këngën e parë të albumit “No rich parents”. Titulli shpjegon edhe gjithë historinë e tyre që përfundoi në ndarjen e përfolur të muajve më parë.

Nga gjermanishtja, “rose” ka kuptimin “trëndafil”, ndërsa “krieg” përkthehet “luftë”. Rosenkrieg fjalë për fjalë ka kuptimin “lufta e trëndafilave” dhe nuk ka aspak konotacion pozitiv. Rosenkrieg i referohet mosmarrëveshjeve të pakëndshme midis partnerëve ose ish-partnerëve; nuk është një grindje e thjeshtë, por metaforikisht një “luftë” mes dy njerëzve që janë ose kanë qenë të dashuruar.

“Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar,
Tani jetojmë me luftën tonë të trëndafilave,
Mijëra ndjenja u bënë politikë,
Çdo debat mes nesh shkoi aq larg, derisa filloi një terren gënjeshtrash,
Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar”,-është një pjesë e tekstit.

Videoklipi e gjen çiftin mes lotësh dhe debatesh, zënkash të shumta, derisa largohen nga njëri-tjetri.

“Gjithmonë shumë stres,
Vetëm u përkeqësua dhe unë ika
Ende mund ta kujtoj dashurinë”,-thotë Mozzik në një pjesë.

Loredana ndër të tjera shprehet se njerëzit mendonin se ishte faji i saj, “por të dy e dimë që ka dy pjesë”. “Vetëm ne të dy e dimë të vërtetën”,-thotë ajo.

Kënga përmban edhe momente të gëzueshme, përfshirë lindjen e vajzës së tyre, Hana (pra, nuk kemi një bebe tjetër). Kënga përfundon me Mozzik që merr Loredanën nga një motel ku ajo shkoi të flinte pasi u largua nga shtëpia – një mënyrë për të thënë se u kthyen sërish te njëri-tjetri.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit