Home Sporti Kategoria sup...

Kategoria superiore – Kukësi ngjitet i vetëm në krye, Partizani mposht Flamurtarin

14
0

Kukësi dhe Partizani përfitojnë maksimalisht nga ndalesë e Skënderbeut kundër Tiranës. Blutë veriore marrin sërish të vetmuar kreun e renditjes pas fitores me shifrat e thella 4-0 përballë Korabit në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Skuadra e Gjokës megjithëse me shumë mungesa gjeti epërsinë pas 25 minutash lojë me anë të goleadorit Pero Pejic. Pak përpara mbylljes së fraksionit të parë braziliani Cale i dërgoi në kasafortë tre pikët duke dyfishuar. Në segmentin e dytë erdhi edhe goli i 3-të i kuksianëve me protagonist kroatin Matija Dvornekovic.

Korabi pati mudnësinë të ngushtonte diferencën, por Enea Kolici konfirmoi edhe një herë së është ndër më të mirët e këtij sezoni duke ndalur goditjen e Mziut nga pika e bardhë e penalltisë. Në zonën tjetër blutë fituan një penallti që u kthye në gol nga Pejic. I 15-të në kampionat për sulmuesin 34 vjeçar. Me këtë sukses Kukësi i shkëputet me dy pikë Skënderbeut. Në “Elbasan Arena” Partizani pa mbështejen e spektatorëve pas dënimit të komisionit të disiplinës mposhti me rezultatin 2-1 Flamurtarin. Sfida nisi me një perlë autentike të Mentor Mazrekajt.

Një realizimi i denjë për sallonet e mëdha të futbollit europian, vërtetë një gol tejet i veçantë i shënuar nga anësori 28 vjeçar. Në minutën e 11-të të kuqtë fituan një penallti si pasojë e një ndërhyrjeje të Galic pikërisht ndaj Mazrekajt. Lorenc Trashi nga pika e bardhë nuk gaboi duke dyfishuar për demat. Në pjesën e dytë vlonjatët ngushtuan me Danilo Alves që realizoi me kokë pas një harkimi të Galic. Gjithsesi rezultati nuk u prek më. Falë këtij 3-pikëshi Parizani i bashkohet në vendin e dytë kampionëve të Skënderbeut.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit