Home Sporti Kastrioti mbe...

Kastrioti mbetet në Superiore, fiton finalen e “Play Out kundër Tomorit

17
0

Kastrioti ka arritur që të fitojë finalen e “Play Out” kundër Tomorit për të mbetur  në elitën e futbollit shqiptar pas pothuajse një dekade.

Krutanët mposhtën beratasit me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Xhuljo Mehmeti ne fund të pjesës së parë dhe me Ermir Rezin, që në minutën 69 i preu gjunjët miqve që po sulmonin për barazim, që u “ngushëlluan” me një gol në minutën e fundit shtesë nga Klinti Qato.

Në fundin e pjesës së parë, beratasit ishin të pafat duke goditur një traversë, ndërkohë që do të ndëshkoheshin disa sekonda më pas.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit