Home Bota Kanibalizmi s...

Kanibalizmi sekret i ISIS/ Militantët i mësonin si të hanin njerëzit, nëse s’kishin ushqim

35
0

Në trajnimet sekrete në kampet e organizatës terroriste ISIS, militantët mësojnë të “hanë armiqtë”, ka bërë të ditur Fondacioni “Quilliam” që lufton kundër terrorizmit, shkruan “Mirror”. Fondacionin “Quilliam” e kanë themeluar dy ish-anëtarë të grupit islamik Hizb ut-Tahrir, të cilët kishin refuzuar terrorizmin për të luftuar kundër ekstremizmit dhe kanë promovuar demokracinë.

Aktivistët e këtij Fondacioni pretendojnë se kanë dëshmi se militantëve të rinj u bëjnë propagandë dhe u flasin se si duhet të hanë njerëzit, nëse mbesin të uritur gjatë luftës fetare. Ky program sekret përmban edhe udhëzimet e pjesëve të trupit që mund t’i hanë dhe si duhet “t’i përgatisin”, raporton “Daily Record”.

“Kemi gjetur programin që Shteti Islamik e përdor për indoktrinimin e luftëtarëve dhe banorëve të territoreve që ata i kontrollojnë. Aty ka gjithçka, por pjesa e kanibalizmit është më e tmerrshmja”, ka deklaruar Haras Rafiq, kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Quilliam”. “Sipas tyre në momentin që u harxhohen rezervat e ushqimit, është plotësisht normale të vritet një jo mysliman apo mysliman që nuk respekton versionin e tyre të Islamit” ka shtuar ai duke pranuar se edhe ai është mysliman dhe se është i shokuar me zbulimet e fundit. Ky lajm është publikuar pasi militantët e ISIS-it i kishin dhënë një nëne pjesët e trupit të birit të saj të vdekur, duke i thënë se kinse bëhet fjalë për një specialitet “oriz me mish”.

Nëna e brengosur kishte marrë guximin që ta vizitoi selinë e organizatës terroriste duke shpresuar se do të takohet me të birin, të cilin militantët e kishin burgosur në Mosul të Irakut. Ata fillimisht i kishin ofruar ushqim pasi kishte udhëtuar gjatë që të vijë deri në kampin e tyre. Por ajo për pak sa nuk ishte çmendur kur e kishte kuptuar se ushqimin që ia kishin dhënë ishte përgatitur me pjesë të trupit të birit të saj.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit