Home Aktualitet Kandidatja pë...

Kandidatja për kreun e PD, Harxhi takime në Gjirokastër: Riformatoj PD-në dhe rikthej të larguarit

43
0

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka zhvilluar në Gjirokastër një takim me strukturat e PD për të kërkuar mbështetjen nga anëtarët e këtij subjekti politik për kandidimin e saj.

Ajo ka pohuar se pret votëbesimin e demokratëve të Gjirokastrës për të sjellë një riformatim të partisë demokratike dhe afrimin e elementëve të larguar nga PD.

Përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit ajo është shprehur se ato kanë qenë zgjedhjet më të këqija të mbajtura në vendin tonë dhe se vullneti i shqiptarëve u tjetërsua.

Ky është takimi i dytë i kandidates Harxhi në vijimësinë e takimeve që do të mbahen edhe në qytete të tjera të vendit në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të partisë demokratike që do të mbahen në 13 qershor./ Abcnews.al

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit