Home Bota Kalifornia “n...

Kalifornia “në flakë”, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

20
0

Zjarret e pandalshme në Kaliforni, detyruan guvernatorin, Gavin Newsom, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare.

Rreth 180,000 persona në një zonë të madhe të qarkut Sonoma u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi mijëra hektarë tokë u dogjën në këtë qark.

Ndërkaq kompanitë e energjisë elektrike kanë ndërprerë paraprakisht rrymën, duke lënë rreth një milion njerëz në errësirë, nga frika se kabllot e dëmtuara mund të shkaktojnë zjarre të reja.

Edhe pse autoritetet po shfrytëzojnë të gjitha burimet e mundshme për luftimin e tyre, të nxitura edhe nga erërat e forta, zjarret në veri dhe jug të shtetit amerikan nuk kanë ndaluar prej javës së shkuar.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit, ndërsa si shkaktarë kryesorë shihen kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit