Home POLITIKE Jozefina e th...

Jozefina e thotë hapur: Ku ndryshon marrëdhënia ime me Bashën krahasuar me Berishën?

30
0

Deputetja Jozefina Topalli është një ndër zërat më kritikë brenda Partisë Demokratike. Ajo nuk e ka simpatizuar asnjëherë Bashën si i zgjedhur në krye të PD-së dhe prej atij momenti ka qenë në hije dhe e tërhequr deri më sot. Por duket se “zonja e hekurt” siç etiketohet në korridoret e selisë blu, ka vendosur të jetë një zë ndryshe brenda partisë, larg bojkotit dhe kundër lidershipit aktual, për mënyrën si ai po drejton opozitën.

Duke folur pa dorashka përballë studentëve në “Këndin e ekselencës” në “News24”, Topalli tregon se ku ndryshon marrëdhënia e saj me Bashën krahasuar me Berishën.

“Ku ndryshon marrëdhënia ime me Bashën krahasuar me Berishën? Padyshim që janë shumë të ndryshme. Kam patur një bashkëpunim të shkëlqyer me zotin Berisha. Ia kemi dalë ta ngremë nga hiri PD-në, dhe të bëjmë vepra të mëdha në mbarë vendin. Gjatë qeverisjes së PD janë bërë investime të mëdha në gjithë Shqipërinë”, thotë deputetja demokrate.

Jozefina Topalli nuk ka ngurruar asnjëherë të shprehë pozitivitetin për raportin e saj me liderin historik të PD-së, Sali Berisha, të cilin e vlerëson shumë.

Edhe përgjatë 4 viteve të fundit në opozitë, Topalli ka qëndruar gjithmonë në krah të Berishës.
Ndonëse e vlerëson pozitivisht protestën e opozitës, Topalli shfaq edhe pakënaqësitë e saj, ndonëse nuk i thotë hapur ato.

Ajo thekson se protestat janë një mjet demokratik për të bërë që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

“Meraku im është që nuk munda të jem në protestën e 18 shkurtit. Basha është kryetar i PD dhe po bën punën e tij. Kam qenë pro që protesta të bëheshin edhe më parë. Ka patur gjithmonë arsye për të protestuar dhe reaguar”, u shpreh ajo.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit