Home Kosova Ja kush janë ...

Ja kush janë gratë ministre të PDK’së

23
0

Qeveria e ardhshme e koalicionit PDK-LDK pritet të ketë më shumë zonja sesa Qeveria e shkuar. Të paktën ky është zotimi i lidershipit të dy partive. Derisa në LDK përmendet Teuta Sahatçiu si një prej grave që do të përfshihet në ekzekutivin e ardhshëm, një listë me e madhe po qarkullon në PDK.

Gazeta Express ka mësuar emrat e grave të PDK’së që do të përfshihen në Kabinetin e Isa Mustafës. Kryesisht bëhet fjalë për gra të reja, të shkolluara në botën perëndimore dhe të dëshmuara në pozitat që kanë mbajtur më herët.

Një zyrtar i lartë i PDK’së tha se në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të jetë Dhurata Sadiku-Hoxha, Këshilltarja aktuale e Kryeministit Thaçi, Mrika Tahiri, ish-Drejtoresha e AKP’së, Laura Zherka, një prej grave të Kryesisë së PDK’së, më pas Mrika Kotorri e Kabinetit Thaçi II, ish-ministrja Justina Shiroka Pula dhe Nënkryetarja e PDK’së, Margarita Kadriu.

“Këto janë emrat që qarkullojnë aktualisht. Sigurisht do të ketë edhe emra të tjerë, meqenëse disa femra do të sistemohen në poste zëvendësministrore”, ka treguar burimi i Gazetës Express. Demokratët duket se nuk janë shumë entuziastë nga paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Me përjashtim të Mesila Dodës, për momentin asnjë drejtues i lartë nga PD nuk është shprehur pro kësaj nisme.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit