Home Aktualitet Itali, kapet ...

Itali, kapet banda e drogës me 20 mln euro heroinë, pranga 7 shqiptarëve

6
0

10 të arrestuarit jane pjesë e një bande të strukturuar kriminale, shqiptaro-italiane, e specializuar për trafikimin e të gjitha llojërave të drogës.

Sipas policisë, trafikantët zotëronin në Parma të Italisë, një laborator të përpunimit të heroinës, të cilën më pas e hidhnin në treg.

Gjatë operacionit policor, rrjetit kriminal iu kapën dhe sekuestruan 60 kg heroine, e cila nëse do të hidhej në treg do të kishte një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh.Mediat italiane raportojnë se droga importohej nga Shqipëria.

Të arrestuarit janë shqiptarët

Gëzim Hasa

Artur Bregu

Velino Koroveshi

Denis Tafili

Bledar Brahimi

Lauret Greca

Ded Bajraktari

si dhe shtetasit italianë

Davide Cavalli

Tomaso Villirillo

Marcelo Panariti

Sipas policisë italiane, kjo bandë trafiku operonte që në vitin 2009, kryesisht në Parma dhe krahinat përreth, dhe ku vlera e drogës së trafikuar arrin deri në rreth 20 milionë euro.

E gjithë veprimtaria e bandës kriminale operonte në një mënyrë tepër të veçantë, pasi anëtarët e saj paraqiteshin sikur kishin një shoqatë.

Shoqata mbulonte kështu të gjitha veprimtaritë kriminale, pasi në fakt aty kishte një laborator të përpunimit të drogës.

“Truri” i bandës sipas policisë italiane ishte Artur Bregu, i cili në dukje bënte një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por ishte organizatori i rrjetit të madh. Kryesisht droga shpërndahej në rrugët e Parmas dhe Reggio Emilia.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit