Home Bota ISIS humb kon...

ISIS humb kontrollin e 60 fshatrave

17
0

Komandanti i njësisë Peshmerge Kolonel Ziryan Seyh Vesani ka deklaruar për AA se në dy ditët e fundit kanë marrë edhe tri fshatra dhe se kanë përparuar dhjetë kilometra. Vesani tregoi se nga përleshjet janë vrarë 300 pjesëtarë të ISIL-it dhe sa kanë konfiskuar një numër të madh të makinave ushtarake, duke theksuar se gjenden 40 kilometra larg Mosulit.

“Luftojmë me armë që janë dërguar nga Franca dhe Gjermania. Kemi marrë kontroll mbi 60 fshatra përreth Mahmurit në afërsi të Mosulit. Nëse marrim urdhër mund të kryejmë edhe operacion në Mosul”, shpjegoi Vesani.

Në anën tjetër, Peshmerget kanë përgatitur edhe një operacion të madh, me qëllim të çlirimit të qytetit Sincar, në perëndim të Mosulit, të cilin në gusht e morën pjesëtarët e ISIL.

Mijëra jezidë vendor, pjesëtarë të bashkësive të caktuara fetare dhe kurdët etnikë, të cilët janë popullata shumicë në Sincar, u larguan në vendin Zaho në Dohuk. Përfaqësuesi i jezidëve në Parlamentit irakian, Mahma Halil, tha se anëtarët e ISIL filluan të tërhiqen drejt Mosulit.

“Forcat e sigurisë ishin vendosur 17 kilometra nga Sincar. Sincar do të çlirohet me bashkëpunimin dhe koordinimin e përbashkët të avionëve luftarak amerikan, jezidët e armatosur dhe Peshmerget”, tha Halil.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit