Home POLITIKE Ish-ministri ...

Ish-ministri Tahiri falenderon policinë, por “harron” të falenderoj Ramën

39
0

Ish-ministri i Brendshm Saimir Tahiri ka bërë një tjetër reagim në faqen e tij në Facebook, disa orë pasi Rama zyrtarizoi shkarkimin e tij nga detyra. Por mesazhi i sotëm i Tahirit është thjesht falenderues për Policinë e Shtetit. Bashkë me mesazhin e mëposhtëm ai ka postuar edhe një video nga pritja që i bënë sot në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Nuk kam aq fjale sa te falenderoj sa duhet secilin prej jush per mbeshtetjen, por kam aq fuqi sa mos e harroj kurre e te perulem gjithmone me respekt.

Kam punuar kaq kohe e sot kam plot arsye te jem krenar per Policine e Shtetit.

Per vajzat dhe djemte, burrat dhe grate qe nuk kane mundesi mjaftueshem ta thone publikisht sa shume mundohen per vendin tone.

Sot flet puna e secilit prej tyre.

Sot pas cdo uniforme, ka njerez te shkelqyer qe sherbejne me pasion.

Ka pune plot perpara, por kthim pas nuk do kete dot.

I falenderova per gjithcka kane bere e per gjithcka jane ne gjendje te bejne sot e gjithmone. E do i falenderoj gjithmone 🙂

FALEMINDERIT te gjithe djemve dhe vajzave, grave dhe burrave qe i dhane krenari Policise se Shtetit.

Sot ia vlen me shume se kurre, dhe nuk jam i vetmi qe jam krenar me ju

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit