Home POLITIKE Ish-deputeti:...

Ish-deputeti: Qeveria ka qindra miliona për miqtë e partisë, por jo për familjet e prekura nga tërmeti

155
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas lëkundjeve të forta që janë ndjerë sërish në qytetin e Korçës nga një tërmet me magnitudë 5.2.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu akuzon qeverinë se ka lënë në harresë dhjetëra familje në qytetin e Korçës, që vazhdojnë të tronditen prej muajsh nga lëkundjet e tërmetit.

Ndër të tjera, Balliu shprehet se “Qeveria nuk para për shtëpitë e prekura nga tërmeti, por ka qindra miliona për miqtë e partisë”.

Reagimi i plotë i Balliut

Qeveria nuk para për shtëpitë e prekura nga tërmeti, por ka qindra miliona për miqtë e partisë

Prej muajsh në qiell të hapur e të harruar nga pushteti, dhjetra familje në Korçë janë tronditur sërish nga një tjetër tërmet.

Në qershor shtëpitë e dhjetra familjeve u shkatërruan ndërsa qeveria nuk bëri asgjë për t’u ardhur në ndihmë.

Sot këta banorë u tronditën sërish nga një tërmet i fuqishëm dhe janë të harruar, të vetëm për të përballuar këtë situatë të veshtirë.
Nuk akuzoj qeverinë për fatkeqësitë natyrore siç janë tërmetet, por akuzoj qeverinë se ka braktisur dhe nuk u përgjigjet qytetarëve.

Pse skanë para për shtëpitë e shkatërruara të këtyre banorëve por kanë qindra e miliona euro për koncesione që ju jepen miqve të Edi Ramës?!

TURP TURP TURP

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit