Home POLITIKE Ironia e Ramë...

Ironia e Ramës me ambasadorin Lu: I fut “peshqit” dhe “peshkatarët” në një trastë

39
0

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa komente mbi angazhimin e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë mbi Reformën në Drejtësi.

Në intervistën e dhënë për Gazeta Shqiptare, Rama thekson se ambasadori Lu e ka me tepër pasion kauzën e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, aq sa sipas tij, kalon në eksese retorike.

“Ambasadori Lu është një mik dhe mbështetës i zjarrtë i Shqipërisë, që e përfaqëson më së miri Presidentin e Shteteve te Bashkuara si një vend partner kryesor i vendit tonë, e i shqiptarëve në tërësi.

Por ambasadori Lu është po ashtu një njeri si të gjithë ne, të cilin pasioni për një kauze të drejtë e çon ndonjëherë në eksese retorike, duke i futur peshqit e peshkatarët në një trastë!

Padyshim që këto eksese nuk e bëjnë më pak të vyer kontributin e tij për të çuar përpara reformat, në veçanti Reformën në Drejtësi. Sidoqoftë ka vetëm një rrjetë që kap “peshq” në një vend demokratik dhe kjo është rrjeta e drejtësisë, të cilën në Shqipëri, prej 25 vjetësh, peshqit janë mësuar ta hanë sa herë ndeshen me të”., – tha Rama.

Ambasadori Donald Lu është angazhuar mjaft për Reformën në Drejtësi në Shqipëri duke marrë herë pas here edhe sulme politike brenda Shqipërisë, por edhe nëpërmjet shkrimeve të sponsorizuara nga Tirana në mediat e huaja.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit