Home Sporti Intervista, H...

Intervista, Hamdi Salihi: Golat ia dedikoj veçanërisht babait

9
0

Heroi i ndeshjes së djeshme në Moldavi për Skënderbeun ishte padiskutim Hamdi Salihi, me 2 golat që i dhanë fitoren ndaj Milsamit dhe për më tepër korçarët hedhin një hap të sigurt drejt plejofit të Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi shkodran e ka justifikuar plotësisht besimin e drejtuesve korçarë, të cilët e afruan në skuadrën e tyre për ndeshjet evropiane. Me katër gola në tre ndeshje, Salihi po kthehet në protagonistin e suksesit të kampionëve të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Pas fitores së djeshme në Moldavi, shkodrani deklaroi se golat ia dedikon familjes së tij dhe veçanërisht babait, por pa harruar tifozët jo vetëm të Skënderbeut, por të gjithë shqiptarëve.

– Hamdi, thatë që kishit një ëndërr për të realizuar, por po bëhesh ti protagonisti kryesor i kësaj ëndrre…

– Më vjen mirë që jemi plotësisht në rrugë të mbarë. E kam thënë që ditën e parë që kam ardhur në Korçë, që ky ekip e ka potencialin dhe i ka të gjitha mundësitë për ta bërë realitet atë ëndërr, jo vetëm tonën, por të gjithë shqiptarëve, që të luajmë në grupet e Europa Ligës apo Champions Ligës. E thashë, që jemi në rrugën e duhur, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi kemi edhe 90 minuta për të luajtur, ku duhet të paraqitemi edhe më mirë sesa në Moldavi.

– Keni shënuar katër gola deri tani, janë shumë për një futbollist shqiptar në një kompeticion si Champions Liga. Janë katër gola shuam të rëndësishëm, shumë vendimtarë për këtë skuadër, keni hyrë në skemat e korçarëve në mënyrë perfekte, sikur keni një jetë që luani me këtë skuadër…

– E para, gola nuk janë asnjëherë shumë (qesh), uroj të mos mbarojnë kurrë, por jam ndjerë mirë që ditën e parë që ka ardhur në këtë skuadër. Ka vërtetë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe është shumë e lehtë të përshtatesh. Shpresoj të kemi fatin me vete edhe javën e tjetër, të qëndrojmë me këmbë në tokë, në mënyrë që të bëjmë një ndeshje edhe më të bukur se sa kjo e Moldavisë.

– Paske pasur nevojë të prekësh këmbët në tokën tënde që ta nisësh menjëherë me goleada. Sezonin e kaluar e mbyllët me shumë gola dhe në të njëjtën mënyrë po me shumë gola e nisni edhe këtë sezon, por në Shqipëri tani…

– Kur shënon dhe je në qendër të vëmendjes është e lehtë, sepse të gjithë të kujtojnë. Ndërsa kur nuk shënon dhe kur nuk je protagonist harrohesh pak, por edhe pse të tjerët ndoshta më kanë harruar ndonjëherë, unë kam vazhduar të punoj, duke besuar te vetja, për të bërë atë që di të bëj më mirë dhe për t’ia shpërblyer atyre njerëzve që kanë besuar tek unë.

– Kë shënuar dy gola, ke nga dedikim për secilin gol, apo një dedikim të përbashkët për të dy?

– Kam dedikim së pari për prindërit e mi, të cilët janë njerëzit që kanë besuar dhe kanë pritur më shumë se kushdo prej meje, sidomos për babin, i cili herën e kaluar kur shënova gol kishte ditëlindjen dhe unë harrova t’ia dedikoj atij golin. Pastaj, një dedikim special për të gjithë tifozët shqiptarë, nga të gjitha qytetet, që realisht na kanë bërë ta ndjejmë mbështetjen e tyre dhe na kanë ndjekur vazhdimisht. I përshëndes dhe i falënderoj të gjithë.

 

4 Gola

ka shënuar Hamdi Salihi në 3 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampioneve, 2 ndaj Krusaders dhe 2 dje ndaj Milsamit

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit