Home Sporti Interi ringri...

Interi ringrihet direkt, 5 gola Cagliarit

12
0

Rikthimi i Interit në garë për Champions erdhi falë një goleadë në Sardejë, me zikaltërit që fituan 5-1 ndaj Cagliarit duke bërë autokritikë pas asaj humbje 1-3 në shtëpi me Romën. Në “Sent Ellia” skuadra e Piolit bëri ndeshjen më të mirë ndoshta të sezonit duke rigjetur dhe lojtarët kyc të saj, që shënuan të gjithë me Perisicin që dërgoi dy herë topin në rrjetë. Banegën që pati meritën e golit të dytë pak para fundit të pjesës së parë, e Icardin që gjithashtu ju bashkuan festës së goleadorëve me një realizim nga pika e bardhë. Ndërsa në fund pati lavdi dhe për Gagliardinin që vulosi rezultatin përfundimtar në 1-5, teksa për vendasit kishte shënuar Borriello.

Juventus dhe pse barazoi 1-1 me Udinesen në transfertë sërish përfitoi për të thelluar diferencën, falë dhe humbjes së një dite më parë me Romën. Friulanët ëndërruan për plot 23 minuta fitoren, pasi golit të Zapatën në pjesën e parë, por në të dytën Bonucci “mbërtheu” rezultatin në një prej javëve më të diskutuara për t ë në karrierë. Në Torino ndërkohë, Belloti mori topin me vete në shtëpi pas një 3 golëshi ndaj Palermos, me sicilianët që nuk mundën dot të ruanin fitoren pavarësisht se shënuan të parët me Rispolin.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit