Home Sporti Interi bën ga...

Interi bën gati 120 milionë euro për Hakimin dhe Gabriel Jesus

3
0

Interi ka nisur që të mendojë për merkaton, teksa në listën e tyre nuk ka vetëm talente italiane. Mediat italiane së fundmi shkruajnë së Marotta ka hedhur sytë edhe nga Achraf Hakimi dhe Gabriel Jesus. Mbrojtësi do të rikthehet pas huazimi dy-vjeçar nga Dortmundi te Realit, por skuadra madrilene duke se nuk e ka në planet e saj për të ardhmen. Drejtuesit zikaltër po shohin nëse ekziston mundësia e këtij transferimi, teksa vlera e kartonit të mbrojtësit e kalon shifrën e 50 milionë eurove.

Gabriel Jesus ndërkohë mund të jetë emri perfekt për të zëvendësuar Lautaro Martinez. Juventus prej muajsh ka shfaqur interes për brazilianin, i cili kërkon 7 milionë euro në sezon, nga 5 që përfiton aktualisht.

Edhe në këtë rast Interi duhet të investojë 70 milionë euro për ta marrë nga City. Në këtë mënyrë për të rrëmbyer dy futbollistët duhet të investojë në total 120 milionë euro, një shifër që është e përafërt me klauzolën e Lautaros (111 milionë euro). /R.Lika-Koha Jone/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit