Home POLITIKE Integrimi evr...

Integrimi evropian, Gjosha: 567.9 milionë lekë nga buxheti për vitin 2015

24
0

Për herë të parë, Programi Vjetor i IPA 2014 përmban në vetvete edhe të ashtuquajturën “Platforma e Mbështetjes Buxhetore” (Budget Support) e cila kap shifrën e 40 milionë  Eurove. Kjo shumë jepet me qëllim menaxhimin më të mirë të financave publike dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Mbështetja Buxhetore e BE-së jepet krahas mbështetjes që do t’i jepet qeverisë shqiptare nga FMN dhe Banka Botërore.

“Mbështetja buxhetore është një instrument i ri financiar i IPA-s i cili do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të menaxhohet në mënyrë të centalizuar nga Delegacioni i BE në Tiranë”, sqaroi ministrja Gjosha. 

Duke shtuar se kjo mbështetje është një  reflektim i qartë i stadit aktual  të procesit të integrimit të vendit, pas marrjes së statusit të vendit kandidat më datë 24 qershor 2014.

“Kjo arritje e madhe bën të mundur që  Shqipëria të mbyllë një kapitull për të hyrë  në një fazë të re edhe më të rëndësishme  të procesit të integrimit.  Projektbuxheti  dëshmon  rëndësinë që Qeveria shqiptare i kushton këtij procesi në tërësi dhe  Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinatore e përgjithshme e tij”, tha gjithashtu ajo.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit