Home Uncategorized Inspektimi pë...

Inspektimi për duhanin në lokalet e Tiranës, vendosen dy gjoba

29
0

Gjatë këtij monitorimi, inspektorët e AKU-së dhe ISHSH-së kanë konstatuar shkelje të ligjit në një pikë bastesh dhe një bar-kafe në rrugën “Myslym Shyri”, duke marrë masën ndëshkuese ndaj tyre, konkretisht, gjobat nga 300 mijë lekë për bizneset.

Në fillim të aksionit të përbashkët të inspektimit mes AKU-së dhe ISHSH-së, dy krerët e institucioneve që kanë për detyrë zbatimin e këtij ligji, deklaruan për mediat se këtëradhë, ligji do të zbatohet dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt, në asnjë rast.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj shprehu gatishmërinë për zbatimin rigoroz të ligjit anti-duhan, duke sjellë në vëmendje se “AKU, si institucion palë në zbatimin e këtij ligji, është e vendosur që të monitorojë çdo bar-kafe, restorant, operator biznesi qëështë edhe në fokusin e punës së saj, për të garantuar, si sigurinë ushqimore, ashtu edhe zbatimin e kigjit “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit””.

Ndërkohë, Kryeinspektori i Inspektoritatit Shtetëror Shëndetësor Eltar Deda,tha se“megjithëse ligji në përgjithësi ka karakter edukues, sensibilizues, ne nuk do të tolerojmë askënd që të shkële atë”, duke shtuar se “zbatimi i ligjit ka gjetur mirëkuptimin e bizneseve dhe institucioneve, por nuk kanë munguar edhe rastet e vënies së gjobave, për ato institucione dhe operatorë biznesi që nuk kanë respektuar ligjin”.

“Dua të theksoj që jemi të vendosur që ligjin ta respektojmë deri në fund, megjithëse e ritheksoj, këmbëngulim tek sensibilizimi”,  vuri në dukje Deda.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit