Home Sporti Injorohet Ron...

Injorohet Ronaldo për Topin e Artë, Bartomeu: Janë Messi, Suarez e Neymar

2
0

Presidenti i Barcelonës, Josep Mario Bartomeu nuk i vë  fre entuziazmit në hapjen e  Kongresit të grupimeve të tifozëve të Barcelonës. Fillimisht, numri një i klubit katalanas shprehu keqardhjen e tij për largimin e Xavi-t, duke siguruar se një ditë ai do të kthehet te Barça me një rol drejtuesi, ndërkohë që deklaratën më të fortë e lëshoi në lidhje me “treshen e ëndrrave të sulmit të Barcelonës”. “Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar meritojnë të jenë këtë vit treshja e finalistëve të “Topit të Artë”, – deklaroi kreu suprem i Barcelonës. Deklaratë kjo që padyshim nuk do t’i pëlqejë shumë Cristiano Ronaldos, por edhe yjeve të tjerë që aspirojnë të jenë në podiumin e Çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit. Portugezi ka fituar dy edicionet e fundit të “Topit të Artë”, por këtë vit favoriti shihet Messi, pasi arriti triumfin e trefishtë në të gjitha kompeticionet me Barcelonën duke shënuar 58 gola në 57 ndeshje gjatë sezonit 2014-2015, si dhe ishte finalist i Kupës së Amerikës me Argjentinën

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit