Home Magazine Ikim me “duar...

Ikim me “duar bosh” dhe kthehemi me “valixhe plot”! Avionët, të preferuar për import mallrash, por jo për eksport

64
0

Ikim me ‘duar bosh’ dhe kthehemi me ‘valixhe plot’! Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave mbi Transportin,  shtatori ka shënuar një rënie drastike të eksportit të mallrave në rrugë ajrore.

Në shtatorin e vitit 2018, vlera e mallrave të eksportuara nëpërmjet transportit ajror ishte 452 milionë lekë, kurse për këtë shtator, kjo vlerë ra ndjeshëm në 102 milionë lekë.

Ndërsa eksporti i mallrave në rrugë ajrore ka rënë me 77%, importi i tyre përmes së njëjtës rrugë, është rritur gjatë shtatorit të këtij viti.

Referuar publikimit të Instat, në shtator 2019, importi i mallrave në rrugë ajrore ka kapur vlerën e 1.6 miliardë lekëve, në një kohë që në shtator të vitit 2018, kjo vlerë ishte 1.3 miliardë lekë. /Scan

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit