Home Magazine I riu shqipta...

I riu shqiptar ngre në këmbë britanikët, 11 mijë qytetarë peticion kundër dëbimit të tij, firmos dhe aktori i famshëm

340
0

Një 18-vjeçar shqiptar ka ngritur në këmbë britanikët, të cilët kanë kundërshtuar me forcë vendimin për dëbimin e tij drejt Shqipërisë.

Lajmi ka bërë jehonë në mediet e huaja dhe bëhet fjalë për të riun Samet Mata, i cili ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe, por që kërkesa e tij i është refuzuar nga zyra e Emigracionit. Menjëherë pas këtij vendimi, mijëra qytetarë në Bristol kanë nisur një peticion ndaj qeverisë, ku kërkojnë që shqiptari të mos dëbohet.

Raportohet se janë plot 11 mijë qytetarë britanikë, që kanë firmosur peticionin, ndërsa fushatës i është bashkuar edhe aktori i famshëm, Joe Sims. “Ai meriton të realizojë ëndrrën e tij, të qëndrojë këtu për t’u bërë marangoz”, tha Sims.

Samet Mata që kishte kaluar kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni, po kërcënohet tani me dëbim vetëm disa javë pas ditëlindjes së tij të 18-të. Jeta e Samet në Shqipëri ishte e vështirë. Ai deri 11 vjeç ishte i detyruar të lypte në rrugë dhe në moshën 15-vjeçare ishte bashkuar me të atin në Bruksel, një shpërndarës droge dhe trafikant.

Ai arriti të shpëtojë nga kthetrat e të atit në Belgjikë dhe shijoi lirinë për herë të parë pasi mbërriti me kamion në Bristol, gati tre vjet më parë. Pas gjashtë muajsh që kaloi në një strehimore për fëmijët, ai u dërgua të jetonte me John Stokes, një kujdestar i besueshëm lokal i cili, për gati 30 vjet, ka mbështetur gati 80 fëmijë me probleme dhune dhe abuzimi.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit