Home Sporti Humbja me Dan...

Humbja me Danimarkën, trajneri i Serbisë: Është edhe faji i Shqipërisë

9
0

Trajneri i Serbisë, Dick Advocaat, po ankohet se Serbia e ka marrë të mbrapshtën pas ndeshjes me Shqipërinë. Ai nuk e përjashton dorëheqjen nga përfaqësuesja serbe.

Dick Advocaat nuk e ka përjashtuar mundësin që të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Serbisë pas disfatës nga Danimarka në shifrat 3-1.

Në stadiumin e boshatisur të Partizanit të Beogradit si pasojë e vendimit të UEFA-s për dhunën e tifozëve në ndeshjen me Shqipërinë, serbët kaluan në avantazh me Tosiç, por një dygolësh i Niclas Bendtner dhe finalizimi i Kjaer i dhanë fitoren nordikëve .

“ Kjo është ndeshja e parë e tmerrshme nga kampi ynë. Ne nuk meritonim të fitonim, është e thjeshtë. Danimarka ishte skuadra më e mirë. Ndoshta ka shumë presion mbi skuadrën tonë.”, ka deklaruar ai. Pas 4 ndeshjesh skuadra Serbe mbetet me vetëm një pikë në grupin I, 6 më pak se Danimarka kryesuese, 5 më pak se Portugalia dhe 3 pikë më pak se Shqipëria, situatë që e vështirëson misionin për tu kualifikuar drejt Euro 2016 dhe Advokat është gati të ngrejë flamurin e bardhë..

“ Unë kisha një arsye që mora këtë detyrë. Dhe ajo ishte se kisha ndjesi të mira për këtë skuadër, se ne ishim të zotë të kualifikoheshim. Pas gjithë atyre që ndodhën në këto muajt e fundit, dhe me dënimin e UEFA-së, të gjithë janë vënë nën presion, gjithçka mori mbrapsht pas asaj ndeshjeje me Shqipërinë, të gjithë jemi nën presion. Unë mendoj se duhet të jemi realist dhe mua më duhet të diskutoj për dorëheqjen e mundshme me njerëzit e Federatës Serbe.”, theksoi ai.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit