Home Kuriozitete Horror, gruaj...

Horror, gruaja varroset për së gjalli për shkak të magjisë

15
0

Viktimën e bestytnive, 45-vjeçaren Adolfina Ocampos u pohua se anëtarët e grupit “Keni Guarani” e kanë lidhur në një shtyllë druri dhe e qëlluan me shigjeta para se ta varrosnin për së gjalli.

Ocampos u dënua me vdekje javën e kaluar nga udhëheqësja e fisit në Taheuiu, fshat rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit Asuncion.

Prokurorja, Fanny Aguilera, ka akuzuar nëntë burra për kryerjen e këtij krimi makabër, të cilët tashmë kanë pranuar fajin.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e popujve indigjenë në Paraguai deklaroi se “ndonëse komunitetet indigjene qeverisen sipas ligjeve dhe rregullave të tyre, megjithatë, nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësive të shkeljes së Kushtetutës, e cila garanton lirinë e jetës dhe lëvizjes”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit