Home Uncategorized Horoskopi për...

Horoskopi për ditën e sotme, 1 mars 2017

24
0

Dashi
Sot do të jetë një ditë me fat për dashurinë. Do ta forconi më shumë lidhjen tuaj, ose të shkrini ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Në punë do t’ju duhet të pranoni disa kompromise: solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve.

Demi
Këtë të mërkurë, humori i juaj është i lidhur me melankolinë e kësaj ditës, me shumë planetë të heshtur në shtëpinë e dymbëdhjetë. Do të keni apati dhe mungesë motivimi për të punuar. Për t’ju ngushëlluar, do të keni shumë miq të sinqertë që ju mbështesin.

Binjakët
Me mbështetjen e shumë planetëve në harmoni, dita fillon me mbarësi. Të arrini objektivat tuaja, do të jetë një lojë fëmijësh. Një takim i papritur me një mik të vjetër do të bëjë që të ndryshoni planet për mbrëmjen.

Gaforrja
Në punë jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjerat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çift, me grindje të lodhshme për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.

Gusht
Ditë me fat! Të ndihmuar nga bashkëpunimi i Hënës, Venusit, Marsit dhe Uranit jeni në një pozicion mbarësie. Do të ketë një shans edhe për ata që pëlqejnë vetminë, ndoshta nuk do të gjeni shpirtin binjak, por dikë që është pak a shumë ashtu.

Virgjëresha
Të keni disa doza të vogla dembelizmi mund të jetë një “luks i nevojshëm”, por nëse e teproni, mund të humbni të gjithë ditën dhe mund të pendoheni shumë të nesërmen. Plutoni, i cili ju mbështet prej shumë vitesh, do të vazhdojë të jetë një miku i vetëm dhe i vërtetë. Ndërkaq, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yjet e tjera.

Peshorja
Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje me aksionerët mund të prishet, ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.

Akrepi
Kjo është dita ideale për të lënë mënjanë gjërat që nuk shkojnë në fushën profesionale dhe të përgatiteni për një ndryshim të qenësishëm të strategjisë ose objektiva. Ndërkohë, shmangni të menduarit e gjërave të mëdha dhe analizojini mirë burimet që keni në dispozicion.

Shigjetari
Nuk jeni nga ata që lini t’ju ikë një mundësi për të dëfryer, sidomos kur një Hënë e zjarrtë dhe e hareshme ju thërret të argëtoheni. Kështu, pavarësisht nga barra e angazhimeve të ditës që keni, do të bëni gjithçka për të pranuar ftesën për argëtim.

Bricjapi
Më mirë t’i lëni gjërat ashtu siç janë, sepse sot planetët te Dashit ju provokojnë hapur, duke bërë që të humbisni kohë të çmuar. Është e vërtetë që jeni jashtëzakonisht të duruar, por çdo gjë ka një kufi: po u mbush plot kupa, derdhet!

Ujori
Do të jetë një ditë emocionuese dhe me shumë zhvillime. Yjet ju shtyjnë që të dilni e të takoni njerëz të rinj, të argëtoheni dhe të zbuloni botën e kulturës. Është ditë ideale për të organizuar një udhëtim, qoftë për punë, qoftë për kënaqësi.

Peshqit
Në punë do t’ju duhet të përshpejtoni gjërat, sidomos nëse fitimi vjen menjëherë. Kini kujdes me shpenzimet, pasi do të keni dëshirë të kryeni shumë blerje sot. Megjithatë, nëse vendosni të bëni blerje të mëdha, tregohuni të zgjuar në zgjedhje.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit