Home Uncategorized Horoskopi, 7 ...

Horoskopi, 7 mars 2017

30
0

Dashi 21/3 – 20/4

Kjo ditë do ju dhurojë shumë emocione pozitive. Në mëngjes do arrini të përfundoni me sukses një çështje financiare. Sa i përket dashurisë, lidhja me partnerin/ en do të vijojë në ujëra të qeta.

Demi 21/4 – 21/5

Kjo ditë do jetë e mbushur me ulje ngritje, por në përgjithësi nuk do jetë e keqe. Sa i përket punës, rrezikoni të keni një fërkim me kolegët, për shkak të lehtësisë tuaj të të bërit të gjërave.

Binjakët 22/5 – 21/6

Kjo e martë do jetë e mbushur me emocione të shumta. Mundohuni të mos ngarkoheni shumë, pasi partneri/ja juaj mund të inatoset nga lënia juaj pas dore. Situata financiare nuk paraqitet e mirë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Mund të mbështeteni tek intuita juaj, gjë që mund t’iu ndihmojë në fushën e punës, për të zgjidhur disa çështje të komplikuara. Situata financiare, po përmirësohet gradualisht, por nuk është koha për shpenzime.

Luani 23/7 – 21/8

Planet tuaja të ditës mund të pësojnë ndryshime për shkak të zhvillimeve të papritura. Rrezikoni të ziheni me një koleg për shkak të fjalëve që ka thënë për ju.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Kjo e martë nuk do jetë nga ato ditë që do keni dëshirë që t’i kujtoni. Sa i përket dashurisë, partneri/ja mund të inatoset me ju. Kujdesuni edhe për financat.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do jetë një ditë e mbushur plot me punë, megjithatë sforcimet tuaja do të shpërblehen. Harmonia do të kthehet në familje. Shëndeti dhe ana sentimentale paraqiten më së miri.

Akrepi 24/10 – 22/11

Intuita juaj nuk do të gabojë dhe do të befasoheni nga një person që ka folur pas krahësh për ju. Raportet në familje dhe me personin që dashuroni do të jenë më të mira.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Ka ardhur momenti për të marrë një vendim me rëndësi të cilin keni kohë që e shtyni, por sot do të viheni me shpatulla pas murit. Tregohuni të gatshëm për të pranuar kritika nga personat që ju rrinë afër.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Fati do jetë i gjithi për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do kenë fitime të mira në punë, madje edhe ngritje në detyrë. Ata që janë vetëm mund të njohin një person, i cili do të bëjë që t’u rrahë zemra fortë.

Ujori 21/1 – 19/2

Keni lënë që koha të kalojë pa mbyllur asgjë në praktikë, por do të rikuperoni në kohë dhe do të arrini të zgjidhni gjithçka brenda ditës. Kujdes nga fjalët që do dëgjoni nga një mik i juaj.

Peshqit 20/2 – 20/3

Një ditë kryesisht e qetë do jetë kjo e sotmja për të lindurit e kësaj shenje. Gjatë pasdites mund të bëni një vizitë në një vend të panjohur, duke shënuar një moment interesant.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit