Home Sporti Hidhet shorti...

Hidhet shorti i “Copa America 2020”, nis me duelin Argjentinë-Kili

75
0

Në qytetin e Kolumbisë, Kartagjenë, u hodh shorti i Copa America 2020, që për herë të më histori do të organizohet nga dy vende, Kolumbia dhe Argjentina, nga data 12 qershor deri më 12 korrik.

 

Duke nisur që nga ky edicion, turneu do të zhvillohet çdo katër vjet. Pra, pasardhësi do të zhvillohet në vitin 2024. Janë 12 skuadra pjesëmarrëse, 10 amerikano-jugore, plus Katari dhe Australia, që janë të ftuara.

Ekipet janë shortuar në dy grupe me nga 6 skuadra, që do të luajnë të gjitha kundër njëra-tjetrës. Katër ekipet më të mira të çdo grupi kualifikohen në çerekfinale.

Sfida hapëse në Copa America 2020 do të ketë Argjentinë-Kili, një përplasje e madhe në “Estadio Monumental” të Buenos Airesit, që vë përballë Lionel Messin me Arturo Vidalin, aktualisht të dy pjesë e Barcelonës në La Liga.

Image

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit